Transmetuar më 20-11-2019, 16:11

Policia italiane arrestoi dy shqiptarë, nën akuzë për një sërë vjedhjes në Itali.

Ata dyshohet se aktivitetin kriminal e kryenin në Sondrio dhe në rrethina.

Operacioni i policisë italiane çoi në prangat e policisë shqiptarët, e dyshuar si hajdutë serialë. Shqiptarët e arrestuar janë shtetasit Gon Bilaci 45 vjeç dhe 24-vjeçari Adelaj Dylja, me qëndrim të rregullt në shtetin fqinj.

Natyra e sendeve të grabitua nga shqiptarët ishte bërë shqetësuese për banorët e zonës.

Ata përpos sendeve me vlerë, si edhe arë e argjend, që u kanë gjetur në banesë, kishin vjedhur edhe armë të ligjshme, që pronarët mbanin në vilat e tyre.

Dy shqiptarët kishin shkuar në Itali në fillim të nëntorit.