Transmetuar më 20-11-2019, 17:23

Një grua shtatzënë është sulmuar për vdekje nga disa qen në një pyll në Villers-Cotterêts të Francës, ditën e shtunë.

29-vjeçarja ishte duke shëtitur qënin e saj kur u përball me disa qen gjahtarësh të cilët e sulmuan për vdekje.

Ajo kishte marrë plagë të rënda në trup dhe në kokë duke mos i lënë asnjë mundësi mbijetese.

Sipas policisë, viktima i telefonoi bashkëshortit për t’i thënë se ishte e shqetësuar pasi një grup qensh ishin gati ta sulmonin.

Ai më vonë gjeti trupin e saj pasi dëgjoi të lehurat e qenve. Mediat raportojnë se disa gjuetarë ishin në gjueti të drerëve. /k.k/noa.al/