Transmetuar më 20-11-2019, 17:33

Për të larë borxhet që kishte akumuluar nga trafikimi dhe konsumimi i kokainës, një vajzë nga Brescia është detyruar të martohet me një trafikant shqiptar.

Mediat fqinje shkruajnë se historia e pazakontë është regjistruar në Montichiari të Italisë.

Shqiptari 42-vjeç, i cili kishte qenë i martuar me një 40-vjeçare (nuk dihet kombësia), synonte që nga kjo martesë e re të përfitonte letrat italiane.

Vajza nga Brecscia kishte rritur borxhin për të blerë kokainë dhe nuk dinte si ta shlyente. Duket se ajo kishte hyrë në bisedime me shqiptarin, për ta sqaruar lidhur me pamundësinë për shlyerjen e borxhit, duke arritur edhe në marrëveshjen e papritur.

Gjithçka ishte e mirë  organizuar deri në detajet më të vogla, duke filluar nga ceremonia në bashki, dëshmitarët, të cilët ishin miqtë e vajzës. Këta nuk ishin të vetëdijshëm për atë që po ndodhte.

Por policia lokale referuar disa informacioneve që kishte marrë filloi të hetonte martesën e dyshimtë.

Nga njëra anë, një burrë që ishte martuar një herë. Nga ana tjetër, një vajzë që është fejuar vetëm për pak kohë dhe në mes qëndronte trafikimi i kokainës. Këto ishin tri lidhjet që hodhën në sulm policinë, e cila u hodh në aksion për arrestimin e shqiptarit, ndërsa gruaja dhe nipi i tij, që ishin protagonist në ngjarje u përpoqën të arratiseshin drejt shtëpisë.

Policia mundi t’i përgjonte ata dhe u shkoi në shtëpi, ku nga kontrolli u gjetën dhe sekuestruan më shumë se një kilogram drogë e fshehur në një çantë shpine, dy çeqe prej 1.200 euro dhe 3.000 euro para të thata.