Transmetuar më 20-11-2019, 18:06

Edhe Maqedonia e Veriut pritet të kalojë në process vetingu përfaqësuesit e sistemit të drejtësisë, por jo duke rrezikuar të përfundojë si Shqipëria.

Kryeministri Zoran Zaev ka reaguar pas propozimit të Bashkimit Europian për veting ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Ai i ka kujtuar Bashkimit Europian se Maqedonia e Veriut nuk duhet të përfundojë si Shqipëria, me institucione të zbrazura.

“Populli ynë pret tronditje. Tronditje të gjykatësve, prokurorëve, politikanëve, drejtorëve të agjencive , ministrave. E gjithë kjo duhet të organizohet mirë. Pas përvojave që ka pasur Shqipëria, fillimisht duhet ta dimë nëse me të vërtetë jemi të përgatitur.

Shqipëria kaloi një proces të suksesshëm, por tani nuk ka kapacitete si t’i mbushë vendet e zbrazura dhe po funksionon pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë të lartë, gjë që nuk lejohet”, u shpreh Zaev.

Në forumin e ministrave nga vendet e Ballkanit Perëndimor që u mbajt në Shkup, komisionerja evropiane për drejtësi, Vera Jurova  propozoi që Maqedonia e Veriut të ndjekë modelin e Shqipërisë për vetingun dhe reformimin e sistemit te drejtësie. /k.k/noa.al/