Transmetuar më 21-11-2019, 08:14

Orët e para të ditës do të jenë me kthjellime dhe vranësira të lehta. Por duke filluar nga orët e mesditës dhe në vijim do të kemi shtim të vranësirave në territor duke sjellë rreshje shiu të karakterit lokal kryesisht në zonat malore.

Sipas meteoalb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 2 gradë C deri në 19 gradë C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Jugor- Juglindor duke sjellë në det dallgëzim 2-3 ballë./b.l/noa.al/