Transmetuar më 21-11-2019, 21:43

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili është edhe kandidati kryesor për të qenë kryeministri i ardhshëm i Kosovës, i ftuar në ”Open”, këtë mbrëmje u pyet se pse Lëvizja Vetëvendosje do të bëjë një marshim më 28 nëntor në Tiranë.

Kurti ka thënë se "e duam bashkimin kombëtar dhe sa më shumë aktivitete më 28 në frymën e bashkimit, aq më mirë është".

Ai i ka mëshuar faktit se duhen zbatuar marrëveshjet që janë midis Kosovës dhe Shqipërisë.

”Qendra e Vetëvendosjes në Tiranë nuk është as pozitë as opozitë, ajo është rregjistuar si OJF. Ne e kemi frymën e përbashkët por nuk dirigjojmë dhe drejtojmë njëri tjetrin. Ne jemi demokratë, ne e duam bashkimin kombëtar dhe sa më shumë aktivitete më 28 në frymën e bashkimit, aq më mirë është. Të zbatohen marrëveshjet që janë midis Kosovës dhe Shqipërisë”, tha Kurti.

Drejtuesja e emisionit Eni Vasili e ka pyetur Kurtin:

Cili është reagimi për kryeministrin Rama, pasi e quajti lajthitje marshimin?

Albini dha këtë përgjigje:

”Nuk është lajthitje. Ajo është gati detyrë, të bësh aktivitet për bashkim”./a.k/noa.al/