Transmetuar më 22-11-2019, 16:36

Në seancën gjyqësore një shtetas serb, Zoran Jeliçiç ka tronditur shtetin serb me veprimin e tij ekstrem të bërë përpara gjykatës.

Jeliçiç ka dalë para gjykatës dhe ka thënë fjalët: “Tani do a vras veten para të gjithëve. Ju jeni duke mbrojtur Nebojsa Joksoviç Joks, bashkëpunëtor i dëshmitarëve dhe nuk lejoni që emri i tij të përmendet në gjyq”,  dhe më pas ai ka qëlluar veten me thikë në qafë dhe në krahë.

Serbi u dërgua menjëherë në spital, por gjendja e tij paraqitet e rëndë. Në vitin 2009, “Klani Valjevo” u arrestua në një operacion të madh policie,  për vrasje, veprimtari kriminale, armëmbajtje pa leje, eksplozivëve, zhvatje dhe plagosje.

Grupi i të akuzuarve ku bënte pjesë Jeliçiç akuzohej se ka vrarë biznesmenin nga Valjevo, Zeljko Dedovic, 30 vjeç. Por Jeliçiç ka 10 vjet që është në gjykim për këtë çështje. /NOA.al