Transmetuar më 23-11-2019, 12:29

Janë të tmerrshme, të mundimshme për tu përshkruar por të lënë pa frymë me bukurinë e tyre. Në fotogaleri sjellim dhjetë rrugët më ekstreme, por edhe spektakolare për tu parë.

Transfagarasan, Transilvania, Rumani– Është cilësuar si një prej rrugëve më të bukura në botë, për shkak të pamjeve dhe emocioneve të forta që dhuron. Është e shtrirë në 152 kilometra dhe ofron një panoramë mbresëlënëse.

Atlanterhavsveien, Norveggji– Atlantic Road (Atlanterhavsveien në gjuhën norvegjeze) është një rrugë prej 8 kilometrash, e ndërtuar mes shkëmbinjve dhe me një të ngritur të thepisur.

Passo dello Stelvio, Itali- Ka 48 kthesa drithëruese, ndër më të njohurat në të gjithë botën, sidomos për aventurat e verës.

Julierpass, Zvicër– Është një rrugë argëtuese për tu kaluar, sidomos me motor, në sajë të panoramës alpine që ofron.

Overseas Highway, Florida– Bëhet fjalë për një autostradë spektakolare e shtrirë mbi oqean. Një rrugë prej 205 kilometrash që kalon përmes Atlantikut.

Lugina Fire Road, Nevada– Kjo rrugë gjithë kthesa bën pjesë në parkun shtetëror të Nevada Scenic Byway. Shtrihet në një shkretëtirë me rërë dhe me shkëmbinj shumëngjyrësh.

Dalton Highway, Alaskë– Është një prej rrugëve më të izoluara e cila shtrihet në 600 kilometra. Kjo rrugë është paralele me Trans-Alaska Pipeline.

Tianmen Mountain Road, Kinë-Njëmbëdhjetë kilometra çmendurisht të bukura, ndër më të rrezikshmet në botë. Janë të shumtë ata që e cilësojnë këtë rrugë si portën drejt parajsës.

Sikkim, Indi– Ndodhet në kufi mes Indisë, Tibetit, Nepalit dhe Butanit, në afërsi të Himalajeve, shkruan noa.al. Kjo rrugë është një nga më të preferuarat për të pasionuarit pas maleve.

Rruga e Krakorum, Kinë, Pakistan– Kalon në një lartësi prej 4693 metrash dhe është rruga e asfaltuar ndërkombëtare më e gjatë në botë. Është përfunduar në vitin 1978 pas 20 vitesh punë. /a.y/noa.al