E rëndë në Kosovë! Tre persona rrëmbejnë me forcë një vajzë nga Shqipëria
Transmetuar më 23-11-2019, 13:18

Një vajzë e re është rrëmbyer me forcë nga tre persona në Fushë Kosovë, në lagjen "Nënë Tereza".

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 16.30 të pasdites së të premtes, ku e dëmtuara është rrëmbyer nga dy femra dhe një mashkull.

Ka qenë babai i së resë ai që ka bërë denoncimin, duke kërkuar ndihmë për gjetjen e së bijës.

Në qëndrimin zyrtar policia tha se një person ka denoncuar me polici se tre persona të dyshuar dy femra dhe një mashkull shqiptarë nga Shqipëria dyshohet se kanë rrëmbyer vajzën e tij, gjithashtu shqiptare.

Lidhur me këtë rast hetimet intensive janë në vijim, me synim gjetjen e së resë dhe kapjen e të dyshuarve. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...