Transmetuar më 25-11-2019, 16:36

Kryeministri Edi Rama, pavarësisht kritikave, tha se shumë shpejt do të jetë gati Teatri i ri Kombëtar i Operas dhe Baletit.

Kryeministri sfidoi sot të gjithë kritikët, që pretendojnë se nuk duhet shembur godina e vjetër, duke dhënë edhe pamje nga godina e re, të cilat i bëri publike në rrjetin social Facebook.

"JA DHE PAK… dhe një tjetër xhevahir i nxjerrë në dritë falë vizionit e pasionit tonë të paepur për ndryshimin, do të jetë në dispozicion të publikut, Teatri i Ri Kombëtar i Operas dhe Baletit", – u shpreh Rama./NOA.al