Transmetuar më 25-11-2019, 21:55

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Kosovë.

Një person është gjetur i pajetë në automjetin ku udhëtonte.

Sipas mediave vendase, një person, mashkull, u gjet i pajetë në një vendpushim të autostradës “Ibrahim Rugova”.

Ai ishte duke udhëtuar nga Vermica në drejtim të Prizrenit, në orët e mbrëmjes së të dielës.

Dyshohet se i ndjeri ka pësuar atak kardiak, për faktin se ai është gjetur i ulur në karrigat e prapme, me duar mbi kokë./a.k/noa.al/