Qeveria e Maqedonisë së Veriut jep 100 mijë euro për Shqipërinë
Transmetuar më 26-11-2019, 14:53

Pas Kosovës, edhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do japë një shumë prej 6 milionë denarëve ose 100 mijë euro si ndihmë fillestare për Shqipërinë pas tërmetit tragjik.

Vendimi u mor në mbledhjen e sotme të qeverisë.

Nga Qeveria gjithashtu bëjnë të ditur se një ekip prej rreth 30 personave do të dërgohen në Shqipëri për të marrë pjesë në operacionet e shpëtimit dhe të  ndihmës së parë në zonat e prekura.

Më herët dhe kryeministri në ikje, Ramush Haradinaj deklaroi se Shqipërisë do ti jepet një ndihmë prej 500 mijë eurosh për dëmet e shkaktuara nga tërmeti.

Shqipëria është goditur nga tërmeti në orët e para të mëngjesit të së martës, nga ky tërmet kanë humbur jetën 15 persona dhe kanë kërkuar ndihmë më shumë se 600 të tjerë./b.l/noa.al/

Loading...
Loading...