Transmetuar më 26-11-2019, 18:33

Ministri i Jashtëm në largim i Kosovës, Berhgjet Pacolli konfirmon se mes viktimave të deritanishme nga tërmeti në Shqipërisë janë dhe dy shtetas kosovarë.

Ministri Pacolli jep emrat e viktimave nga Kosova që humbën jetën si pasojë e tërmetit që rrënoi hotelin ku ata qëndronin prej disa ditësh.

“Shemsedin dhe Isa Abazi, dy vëllezër nga Gjilani janë dy nga viktimat e sotme. Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes Abazi. Ne ndajmë dhimbjen tuaj”, shkruan Pacolli.