Transmetuar më 26-11-2019, 19:14

Është kjo motoja që mijëra shqiptarë anembanë botës, kanë shpërndarë sot pa pushim në rrjetet sociale, pas tërmetit apokaliptik që goditi vendin tonë.

Imazhe të ndryshme sikurse imazhi i këtij djali të vogël që qan mbi gërmadhat e ndërtesave të shembura, nuk ka nevojë për koment, mbi momentet dramatike që po kalon vendi ynë.

E ndërsa bilanci i njerëzve të humbur ka shkuar në 21 deri tani, Tirana, Durrësi, Thumana, Lezha dhe zona të tjera të prekura më rëndë, janë ende në panik të lëkundjeve të tjera, teksa nata ka rënë./NOA.al