Transmetuar më 29-11-2019, 21:01

Janë këto pasoja të tërmetit tragjik, që lanë pas një dhimbje se vështirë do të hiqet nga mendjet e shqiptarëve.

Kjo lodër e mbetur në gërmadhat e  pallatit 5 katësh në Thumanë, brenda të cilit humbën jetën dhjetëra njerëz, mes tyre edhe fëmijë, tërhoqi vëmendjen e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës së tij gjatë mbrëmjes së sotme me banorët e kësaj njësie administrative.

“Sonte, në Thumanë, në vendin e dhimbjes për çdo shqiptar që humbi më të dashurit e tyre nga tërmeti me pasoja tragjike, për t’u shprehur solidarë por edhe për t’ua zgjatur dorën bashkëkombësve tanë. Ajo që po e bën Kosova, populli i saj, është njerëzore, sepse ne ndajmë gëzimin sikurse edhe tash të keqen bashkë. Kujdesi ynë nuk do të mungojë. Ndjenjë e veçantë se sa shumë jemi për njëri tjetrin, në çdo kohë!”, tha Haradinaj

“Vlen të theksohet se të gjithë strukturat e shtetit të Kosovës, partitë politike, biznesmenët, por edhe qytetarët të thjeshtë kanë treguar mobilizim të jashtëzakonshëm duke u gjendur pranë qytetarëve shqiptarë të prekur nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit”, u shpreh kreu i qeverisë së Kosovës, pas vizitës në zonat e prekura më thellë nga tërmeti tragjik./NOA.al