Transmetuar më 01-12-2019, 06:46

Moti në këtë ditë të parë të muajit të fundit të vitit 2019, pritet të jetë me diell dhe vranësira të pakta në relievet malore.

Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet.

Valëzimi do të jetë i forcës 4-5 me lartësi vale 1,0- 1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat do të jenë me rënie të konsiderueshme.

Temperaturat min dhe max:

Zonat malore -2/7°C

Zonat e ulëta 2/15°C

Zonat bregdetare 5/16°C