Transmetuar më 02-12-2019, 08:17

Orët e para të ditës do të jenë me kthjellime dhe vranësira kalimtare në vendin tonë.

Por duke filluar nga mesdita dhe në vijim parashikohet që vranësirat të shtohen në territor, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në skasjin Jugor dhe Verior  duke sjell dhe rreshje shiu në këto zona.

Sipas meteoalb, temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes, por pësojnë rritje në mesditë duke u luhatur nga 0 gradë C deri në 17 Gradë C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 45-50 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim mbi 4 ballë./b.l/noa.al/