WhatsApp vjen me surpriza, ky është ndryshimi që do ju pëlqejë të gjithëve
Transmetuar më 02-12-2019, 12:49

Rrjeti social WhatsApp ka sjellë disa ndryshime të reja për përdoruesit. Këto ndryshime do i pëlqejnë jashtëzakonisht personave që kanë celularët e fundit, të cilët kanë bërë shpesh herë kërkesa.

1- Mund të vendosni shenjën e gishtit në mënyrë që WhatsApp të hapet vetëm me lejen tuaj. Kështu mund t’ia lini telefonin çdo personi, por mesazhet tuaja nuk do i lexojnë pa dijeni.

2- Tashmë mund të kontrolloni edhe grupet. Nëse doni që ata të mos e kuptojnë se i keni lexuar mesazhet, mjafton të shkoni tek Settings dhe e rregulloni "Last Seen" si të dëshironi.

3- Sfondi i errët. Kjo është ndër risitë më të kërkuara. Sfondi bëhet i errët në mënyrë që të kursejë bateri.

4- Mund të përdoret nga disa pajisje. Nëse jeni në një punë dhe doni ta përdorni disa persona, të gjithë mund të hapni WhatsApp-in dhe nuk do ju pengojë. Thjesht vjen mesazhi i konfigurimit i njëjtë si me Facebook që ju bën me dije se po përdoret dhe diku tjetër.

5- Skanimi i kodit QR nuk do funksionojë vetëm për të hapur aplikacionin në kompjuter. Tani mund të skanoni kodin nga celulari i personit që doni ta shtoni si kontakt në listën tuaj.

Loading...
Loading...