Transmetuar më 02-12-2019, 16:22

Një serbe humbi lirinë pasi hyri në territorin e Kosovës duke valëvitur flamurin e Serbisë.

Ajo u arrestua nga Policia e Kosovës pasi kaloi nga Mitrovica Veriore drejt Mitrovicës Jugore.

Ngjarja ndodhi në Urën e Mitrovicës, ku policët arritën menjëherë në vendngjarje dhe shoqëruan gruan për në komisariat.

Në këtë qytet, ka patur gjithmonë rrezik më të lartë për ngjarje të këtij lloji pasi Mitrovica është në kufi me shtetin e Serbisë.

Prandaj gjesti konsiderohet si provokim ndaj vendit prandaj gruaja është marrë nga autoritetet që të mos tensionohet situata.