Transmetuar më 02-12-2019, 19:40

E ardhmja e ushtrisë në SHBA mund të jetë shumë ndryshme, e sofistikuar në maksimum me trupat ushtarake.

Në një raport të Ushtrisë Amerikan, ekspertët nga Komanda për Zhvillimin e Kapaciteteve Luftuese nënvizojë një numër të madh risish dhe teknologjish të së ardhmes që mund të bëhen pjesë e ushtarëve brenda vitit 2050.

Këtu përfshihen gjymtyrë të zgjeruara për të rritur fuqinë, sy me shikim me infra të kuqe dhe pamje ultravjollcë dhe një pajisje audio që mundëson dëgjim ultra dhe subsonik.

Ata gjithashtu sugjerojnë që ushtari i së ardhmes të ketë një pajisje që maksimalizon fuqinë e trurit dhe i lejon të kontrollojnë armë me mëndjen e tyre.

Në këtë eksperimet janë përfshirë dhjetëra shkencëtare, personel ushtarak dhe ekspertë të tjerë që diskutojnë impaktin që sajborgët do të kenë në shoqëri dhe si do të ndryshojnë fushëbetejën. /k.k/noa.al/