Shqiptari kapet me drogë në Greqi, si e kishte fshehur në makinë
Transmetuar më 03-12-2019, 12:44

Një shqiptar është ndaluar nga policia duke transportuar drogë të cilën e kishte fshehur në makinë.

Shqiptari u ndalua në zonën e Kompoti në Arte, pasi në makinën e tij kishte fshehur 59 kilogramë marijuanë.

Siç mund të shihni në video, shqiptari e kishte përshtatur makinën për të trabsportuar lëndë narkotike.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale dhe gjithashtu edhe dy celularë.

Ndaj shqiptarit, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, hetimet janë në vijim. /a.y/noa.al/

Loading...
Loading...