Transmetuar më 03-12-2019, 14:20

A mundet një baba që ti fshehë dhëndrit të tij një problen të rëndësishëm të së bijës? Këtë pyetje ia kanë bërë shumë persona vetes, pasi lexuan postimin e një burri në kërkim të këshillave.

Babai shkroi në rrjetin social ‘Reddit’ disa javë më parë dilemën e tij.

“Jam babai i një vajze 25 vjeçe të cilën e dua shumë. Kam pasur gjithmonë një raport të mirë me time bijë dhe e shijoj kohën e kaluar me të. Por ka diçka tek ajo e cila mund të largojë shumë njerëz. Ajo është e diagnostikuar nga shoqëri-patia”, shkruan përdoruesi i identifikuar si u/Pausa96.

Ai tregon se si e bija ka shfaqur sjellje të çuditshme qysh në vegjëli dhe për këtë arsye kërkuan ndihmën e një profesionisti.

Gjatë shkollës fillore shfaqi probleme me shokët dhe shoqet, duke shfaqur sjellje aspakt korrekte. Por ai shton se me mbështetjen psikologjike shumë nga problemet e saj u mbajtën nën kontroll, deri kur në moshën 18-vjeçare u diagnostikua me këtë problem.

“Sot zhvllon një jetë normale, ka një punë dinjitoze dhe shoqëri të mirë dhe mbi të gjitha është e fejuar. Por kam disa dyshime nëse ime bijë e do vërtetë partnerin e saj. Më tha sinqeisht se nuk ndjen dashuri ndaj askujt, madje as ndaj familjes së saj. Ma tregoi në mirëbesim se ndihej indiferente ndaj çdo gjëje. Madje më tha se nuk ishte ndjerë asnjëherë në faj për diçka që mund të ketë bërë dhe se nuk e di se çfarë ndjen”, shton ai.

Sa i takon lidhejs së saj, pohon se është e tërhequr seksualisht nga partneri, por se nuk e di nëse e do atë. Në këtë pikë babai shkruan, “I sqarova se duhet ti tregonte të vërtetën para se të martoheshim dhe se ai ka të drejtë që ta dijë. Më pëlqen shumë dhe kam respekt ndaj tij. Do të ndihesha shumë keq nëse do i ruaja këtë sekret, por kam frikë se mos sabotoj të ardhmen e time bije”.

Ky rrëfim i babait u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale, duke bërë bujë. /a.y/noa.al/