Transmetuar më 04-12-2019, 16:07

Mjeku japonez që i dedikoi karrierën e tij përmirësimit të jetës së afganëve ka ndërruar jetë në moshën 73-vjecare.

Tetsu Nakamura u plagos në një sulm në lindje të Afganistanit. Njerëzit e armatosur e qëlluan ndërsa po udhëtonte me makinë për të monitoruar një projekt, njoftojnë zyrtarët.

Në sulmin, i cili ndodhi në qytetin e Jalalabad u vranë dhe 5 afganë të tjerë.

Dr Nakamura drejtoi një bamirëse japoneze të përqendruar në përmirësimin e vaditjes në vend.

Në tetor të këtij viti, atij iu dha nënshtetësia e nderit nga qeveria afgane për punën e tij humanitare./a.m/noa.al/