Transmetuar më 05-12-2019, 08:40

Gjatë kësaj të mërkure, Presidenti Ilir Meta ishte në Kosovë ku nderoi pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës për ndihëm e dhënë pas tërmetit të 26 nëntorit.

Por gjatë kësaj vizite ai ka zhvilluar edhe një sërë takimesh.

“Dje në Prishtinë falenderova edhe Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosja z.Albin Kurti dhe Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës z.Isa Mustafa për solidaritetin që kanë treguar dhe ndihmën konkrete që kanë dhënë në mbështetjen e familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit”, shkruan Meta.

Ai shton se si fitues të zgjedhjeve parlamentare iu uroi suksese në partneritetin e tyre për krijimin e institucioneve të reja qeverisëse.

“Kosova i ka të gjitha mundësitë të jetë një shembull i mirëqeverisjes në rajonin tonë”, thotë kreu i shtetit. /a.y/noa.al/