Sejko: Politikat tona të suksesshme në ruajtjen e stabilitetit monetar
Transmetuar më 05-12-2019, 10:57

Banka e Shqipërisë ka zhvilluar sot Workshop-in XIII të Kërkimeve Ekonomike në Evropën Juglindore. Në fjalën e tij guvernatori i BSH-së, Gent Sejko u shpreh se gjatë këtij seminari do të diskutohen projekte kërkimore të ndërmarra nga Banka e Shqipërisë gjatë këtij viti.

“Ky është një aktivitet shumë i rëndësishëm për Bankën e Shqipërisë, pasi të gjitha projektet e diskutuara gjatë dy ditëve të Seminarit janë hartuar për t’i ardhur në ndihmë analizës, vendimmarrjes dhe zbatimit të politikës monetare dhe stabilitetit financiar, si dhe aspekteve të tjera të bankingut qendror.” u shpreh Sejko.

Mw tej ai theksoi se ky është një aktivitet shumë i rëndësishëm për Bankën e Shqipërisë, pasi të gjitha projektet e diskutuara gjatë dy ditëve të Seminarit janë hartuar për t’i ardhur në ndihmë analizës, vendimmarrjes dhe zbatimit të politikës monetare dhe stabilitetit financiar, si dhe aspekteve të tjera të bankingut qendror.

“Bazuar në analiza të kujdesshme dhe rigoroze, politikat tona kanë qenë të suksesshme në ruajtjen e stabilitetit monetar, makroekonomik dhe financiar. Me gjithë vështirësitë e hasura, ekonomia jonë ka regjistruar norma pozitive rritjeje dhe sistemi ynë bankar ka qenë i qëndrueshëm. Sektori bankar është i mirëkapitalizuar dhe fitimprurës, kreditë me probleme janë ulur dhe bankat po vazhdojnë ta mbështesin aktivitetin ekonomik me kredi, ndërkohë që menaxhojnë edhe goditjet e mundshme që burojnë nga sektori i jashtëm i ekonomisë”, tha Sejko.

Loading...
Loading...