Transmetuar më 05-12-2019, 14:27

Eliksiri i jetëgjatësisë ekziston! Të paktën kështu pretendon një ekip shkencëtarësh kinez.

20 mjekë krijuan një lëng me bazë bimore, e cila garanton gjendje perfekte shëndetësore deri në moshën 120-vjeçare.

Lajmi u raportua nga ‘South China Morning Post’ dhe vjen nga konteja e Binyang, në rajonin e Guanxi, ndërkohë që u publikuan edhe pamjet e mjekëve duke përzjerë diçka.

Autoritetet shëndetësore lokale kanë hapur një hetim, për të zbuluar nëse substanca në fjalë është e dëmshme, ose nëse pas saj mund të ketë ndonjë reklamë mashtruese.

Në rrjetet sociale kanë lindur komente të shumta, ndërkohë që mësohet se pija në fjalë ishte e destinuar vetëm për krijuesit e saj dhe se në të kishte ujë, limon dhe barëra misterioze, shkruan noa.al.

“Koktejli çudibërës”, duhet të mbahej sekret, por informacioni rrodhi. Vetë mjekët deklaruan se kishin përdorur veten e tyre për të eksperimentuar dhe se pas pijes, kishin vënë re përmirësim të ndjeshëm të shëndetit dhe rinim. /a.y/noa.al/