Festat e fundvitit, Elita Rudi i bën dedikimin emocionues Gjikos dhe Zërit
Transmetuar më 05-12-2019, 14:54

Moderatorja Elita Rudi dhe këngëtari Gjiko kanë realizuar videon e fundvitit si prindër me djalin e tyre Zëri.

Të tre duken të qeshur e të lumtur poshtë pemës së festave. Klipi i adhurueshëm është mirëpritur nga publiku, të cilët i kanë bërë komente nga më të ndryshmet.

Elita i publikoi në Instagram duke e falenderuar Zotin për gjithçka ka. Nuk harroi të shprehte dashurinë ndaj Gjikos që bën të pamundurën për ti realizuar dëshirat dhe Zërin që i dha një tjetër kuptim jetës së tyre.

Shkrimi i Elita Rudit:

Zot faleminderit për @gjikotheflyboy dhe Zëri tim që janë jeta ime, ata të cilet sigurohen që çdo cep i zemrës time të mbushet plot dashuri aq shumë sa të më buzëqeshë dhe shpirti nga lumturia. Të dua burri im që ndonjëherë për të më bërë qefin del edhe jashtë kornizave tua dhe të dua Zëri im që na dha kuptimin e jetës♥. Je bota e nanës dhe babit. /a.m/noa.al/

Loading...
Loading...