Kuvendi miraton dhurimin e apartamenteve për të prekurit nga tërmeti
Transmetuar më 05-12-2019, 15:34

Në seancën plenare të mbajtur sot, Kuvendi votoi akt miratimin për dhurimin e 17 apartamenteve ndaj të prekurve nga tërmeti.

Kuvendi e miratoi me 112 vota pro, 1 kundër dhe asnjë abstenim.

Bashkia e Tiranës do të dhurojë 17 apartamente në pronësi të saj që ndodhen në njësinë administrative numër 1 në kryeqytet.

Kujtojmë se tërmeti i 26 nëntorit me magnitudë 6.4 i shkallës Rihter shkaktoi dëme të mëdha në njerëz e banesa.

51 persona ndërruan jetë dhe qindra të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e lëkundjeve të fuqishme./a.m/noa.al/

Loading...
Loading...