Transmetuar më 05-12-2019, 17:51

Dihen vlerat e pazëvendësueshme të bananes. Rëndomë të gjithë ju e hidhni lëvoren e frutit, por ndoshta nuk e dini se vlerat janë po aq sa edhe të bananes.

Lythat

Keni një lyth dhe nuk dini se si ta eliminoni atë? Para se të shkoni në shtrat, prisni një pjesë të lëvores së bananes dhe vendoseni mbi lyth duke u kujdesur që ta fashoni më të. Përsërisni këto hapa të thjeshtë çdo natë dhe do të shihni që lytha do të bjerë vetë, dhe nuk do keni aspak dhimbje.

Rrudha

Lëvorja e bananes është e pasur me antioksidantë dhe ka rezultuar shumë e dobishme në kundërshtimin e shenjave të moshës siç janë rrudhat. Fërkoni butësisht pjesën e brendshme të lëvores së bananes në fytyrën tuaj. Bëni të funksionojë për gjysmë ore para se të shpëlani fytyrën. Do të vini re, pas disa ditësh, që lëkura është më e butë dhe rrudhat më pak të theksuara.

Dhëmbë të bardhë

Të gjithë e dimë se sa e kushtueshme është të kesh dhëmbë të bardhë. Sidoqoftë, jo të gjithë e dinë që pjesa e brendshme e lëvores së bananes është e shkëlqyeshme për zbardhjen e dhëmbëve! Ajo që duhet të bëni është e thjeshtë: fërkoni pjesën e brendshme të lëkurës në dhëmbë. Rezultati vjen për dy javë.

Pickimi i mushkonjave

Gjithçka që ju nevojitet është një lëvore bananeje. Fërkojeni atë në zonën e pickimit të mushkonjave dhe do të shihni që kruajtja do të zhduket shumë shpejt. /k.k/noa.al/