Transmetuar më 07-12-2019, 09:46

Chery Tiggo 3, një makinë e fabrikuar në Kinë është modeli i makinës më pak të sigurtë të shitur në tregun e Amerikës së Jugut për vitin 2019, sipas Latin Ncap, agjencia që certifikon makinat në vendet e Amerikës Latine.

Mjeti me një çmim prej 4737 euro, nuk mori asnjë vlerësim sa i takon sigurisë së të rriturve dhe fëmijëve.

“Ndonëse ka dy airbag në sediljet e përparme, efekti i shkatërruar në trup gjatë pëplasjes mund të shkaktojë dëme vdekjeprurëse”, thotë agjencia.

Pikërisht për këtë arsye, është publikuar edhe pamja e përplasjes gjatë testit të kryer, momente të cilat shokojnë.

Në vendin e dytë si makinë më pak e sigurtë renditet Mitsubishi L200, e fabrikuar në Tajlandë dhe Brazil.

Megjithatë kjo kompani garantoi se do të përmirësojë të gjithë parametrat dhe do të hidhet në treg në prill të vitit 2020, me mbrojtjen e duhur. /a.y/noa.al/