Transmetuar më 07-12-2019, 13:15

I ndalon zemra për gjashtë orë me radhë dhe më tej rikthehet sërish në jetë! Një rast shumë i rrallë, një mrekulli, ajo që i ka ndodhur 43-vjeçares angleze Audrey Mash, e cila orej dy vitesh jeton në Barcelonë të Spanjës.

Gruaja e cila punon si mësuese, më 5 nëntor ndodhej me të shoqin Rohan Schoeman, në zonën malore të Prenei në Girona, ku befas u bllokuan nga një stuhi dëbore.

Papritmas gruaja nisi që të ankohej nga dhimbje dhe mungesë shikimi, ndërkohë që temperaturat e ulëta e vështirësonin situatën.

Ajo rreshti së foluri dhe më pas e humbi ndjenjat para syve të të shoqit dhe ai nuk po arrinte që ta përmendte. Kur mbërriti ndihma e shpejtë Audrey e kishte temperaturën e trupit 18 gradë dhe nuk kishte më shenja jete, zemra nuk i rrihte.

Për orë me radhë mjekët tentuan që ta përmednim, por u desh që të kalonin gjashtë orë, që zemra e saj të riniste rrahjet. Kontrollet treguan se gruaja nuk ka pësuar asnjë dëmtim cerebral dhe se temperaturat e ulëta i ngrin organet dhe trurin. /a.y/noa.al/