Transmetuar më 07-12-2019, 17:52

Një oficer policie porositi një sanduiç në një lokal në Queens, por në kafshatën e parë ndjeu një prerje në gojë.

Polici, identiteti i të cilit nuk është zbuluar, kërkoi të gjente se çfarë ia shkaktoi prerjen dhe gjeti briskun e rrojes.

Menjëherë iu drejtua spitalit për të marrë ndihmën e shpejtë.

Në momentin kur e bleu ushqimin, ai nuk ishte në detyrë, pra kishte veshur rroba civile.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet ndaj lokalit ku u shit sanduiçi, por ende nuk ka asnjë person të arrestuar./a.m/noa.al/