Transmetuar më 07-12-2019, 18:45

Skuadra e Kukësit ka marrë një fitore me mjaft vlera në kryeqytet përballë Tiranës.

Jo pak, por tre gola shënuan blutë në një ndeshje ku dominuan në pjesën më të madhe. Kryeqytetasit ishin të parët ata që zhbllokuan rezultatin në minutën e tetë me Edon Hasanin.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa në të dytën erdhi edhe kthesa e madhe.

Kukësi reagoi më së miri në minutën e 65’ me Shkurtajn i cili realizoi me anë të një 11-metërshi dhe Gavazaj i cili dyfishoi shifrat për ta vetëm 10 minuta më vonë.

Ndërsa për të vulosur këtë fitore mendoi Abazaj në minutën e 80’.

Tirana zbret në vendin e shtatë, larg objektivave të fillim sezonit. /k.k/noa.al/