Transmetuar më 08-12-2019, 12:29

Nëse gara politike kufizohet tek kush është personi më interesant, pa dyshim që fiton Edi Rama.

Shumë interesant është. Aktron mirë në çdo rrethanë tragjike ose komike. Tërheq vemendjen për çdo gjë. Stilon veshjen e vetë, me ose pa brekë pa asnjë kompleks apo ndjesi turpi. Rrëfen bukur dhe me detaje.

Pa dyshim, interesant. Unik në llojin e vet. Askush tjetër nuk e bën dot marketingun e vetes së vet si Ai.

Por puna është se si Kryeministër NUK BËN! Pra si zyrtari publik që duhet të qeverisë të tjerët nuk bën një lek.

Ndaj gjykimi i publikut duhet të fokusohet në çfarë bën Edi Rama si shtetar e jo si shtetas.

Meqë ra fjala, shteti i Edi Ramës u provua si më i dobëti në historinë e shtetit. As shërben e as ruan. Thjesht godet sipas qejfit të udhëheqësit. Ndërkohë duhet të kujtojmë se premtoi se "do bëjë shtet që ti japë fund tranzicionit 30 vjeçar".

Dhe ja çbëri! Shkatërroi edhe atë pak shtet që ishte.

Tha që do zbuste dallimin ndërmjet të pasurve dhe të varfërve, se medemek është dhe socialist. Çfarë bëri? Shtoi të varfërit, super pasuroi të pasurit dhe shuajti atë pak shtresë të mesme. Shqiptarët ikin nga politika e Edi Ramës.

Po kur tha se "do forconte administrimin publik"?! Ç’bëri? Koncensionoi çdo gjë ja tha privatit thuajse çdo gjë publike.

As shtet, as ligj, as zhvillim e as ekonomi bëri.

Kështu që kujt i duhet ky Kryeministër, që vishet e zhvishet për t’u shitur si interesant?

Çfarë zgjedhin njerëzit, politikanin apo interesantin?!

Unë jam për të zgjedhur politikanin dhe jo individin.

Edi Rama nuk zgjidhet dot më si politikan sepse është dështak!

* Autori është ish ministër i Drejtësisë në qeverinë e Ramës

** Qëndrimet e autorit janë personale dhe nuk përfaqësojnë vijën editoriale të NOA