Transmetuar më 08-12-2019, 16:00

Rumania ishte ndër vendet e para që me ekipet e saj afroi ndihmë për Shqipërinë, pas tërmetit të 26 nëntorit.

Por edhe populli rumun është solidarizuar me popullin shqiptar, në momentet më të vështira, që kaloi këto ditë, siç edhe kanë treguar së fundmi ekipet e futbollit të Rumanisë.

Duke ndarë imazhe nga solidarizimi i ekipeve rumune, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, shprehu falënderime për ekipet dhe tifozët e vendin ballkanas, për solidaritetin e treguar.

“Falenderojmë nga zemra, në emër të botës së futbollit shqiptar, klubeve dhe sportdashësve tanë, klubet e futbollit dhe ligës së Rumanisë dhe sportdashësit e nderuar rumunë për solidarizimin vëllazëror me vendin tonë në këtë kohë të vështirë pas tërmetit. Mirënjohje!”, ka shkruar në mesazhin e tij, Armand Duka. /NOA.al