Transmetuar më 08-12-2019, 19:10

Fituesja e festivalit të fundit të Këngës Magjike  u shpall Eneda Tarifa me këngën “Ma zgjat dorën”.

Vendin e dytë e zuri Fifi me këngën “Marova”, ndërsa të tretin Anxhela Peristeri me këngën “Dikush i Imi”.

Por si gjthmonë, vendi i dytë, ka pasur edhe pakënaqësi. Aq më tepër që këngëtarja me emrin artistik Fifi, Filloreta Raçi, mori më shumë vota nga publiku.

Por koleget votuan Eneda Tarifë, duke bërë diferencën.

E pas përfundimit të natës finale, nuk ka munguar edhe reagimi i Fifit. Ajo e ka publikuar një Instastory ku e ka falënderuar nga zemra publikun dhe bashkëpunëtorin e saj Kledi Bahitin.

Fifi ishte përfolur për një lidhje me Flori Mumajesin, fituesin e edicionit të kaluar të Këngës Magjike. Ky i fundit bashkëpunoi për këngën e Enedës, dhe jo vetëm kaq, por besohet se influencoi në triumfin e saj, duka ia shtuar edhe më shumë zhgënjimin Fifit.

Kujtojmë se pasi u nda çmimi i parë për Eneda Tarifën, publiku u çua në këmbë duke brohoritur emrin e Fifit pasi atë e donin në final.

Para fitores, Eneda falënderoi trupën e baletit, ndërsa nuk ka bërë asnjë reagim më tej. “Djem fantastike qe i kam krahe ne skene, ndihem e mbrojtur nga profesionalizmi i tyre dhe nga arti qe i mbeshtjell. Faleminderit yjet e “Canale 5”,” shkroi Eneda, e cila kohë më parë dha lajmin mbi bashkëpunimin me Flori Mumajesin , duke qenë disi e sigurt në fitore./NOA.al