Transmetuar më 09-12-2019, 09:15

Së paku një person ka gjetur vdekjen, por autoritetet dyshojnë se mund të ketë të tjerë, si pasojë e aktivizimit të vullkanit Whakaari/White Island, një ishull i njohur turistik në Zelandën e Re.

Sipas autotiteteve në momentin e aktivizimit të vullkanit mbi 100 turistë ndodheshin pranë kraterit për një vizitë.

Momentalisht zona është shumë e rrezikshme dhe ekipet e ndihmës së shpejtë e kanë shumë të vështirë që ti afrohen ishullit.

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, deklaroi se disa nga të përfshirët janë turistë të huaj, ndërkohë që ka edhe të plagosur.

Aktivizimi i vullkanit ndodhi në orën 14.10 me orën vendase. /a.y/noa.al/