Transmetuar më 09-12-2019, 12:37

Një kërcimtare është qëlluar me armë në fytyrë gjatë një dasme në Indi. Aryeja është se ajo ndaloi për një pushim në mes të këngëve.

22-vjeçarja është identifikuar si Hina, e cila po performonte në ceremoni për vajzën e një lideri në provincën veriore, Uttar Pradesh. Një person në mes të turmës qëlloi me armë drejt saj.

Policia ka arrestuar dy burra të dyshuar për vrasjen, të cilët janë identifikuar si Sudhir Singh dhe Phool Singh.

Pamje tregojnë Hinën dhe një kërcimtare tjetër duke performuar në skenë, ku disa njerëz i kishin rrethuar dhe po shijonin kërcimin e tyre. Sapo ndalon kënga, të dyja ulen për të pushuar dhe në atë moment u dëgjuan të shtënat.

Megjithatë, asnjë në turmë nuk reagoi. Ajo u dërgua në spital me gjendje të rëndë pasi plumbi i kishte prekur nofullën, por është stabilizuar dhe po rikuperohet./a.m/noa.al/