Transmetuar më 09-12-2019, 13:02

Historia e trishtuar ndodhi në provincën e Varese, Itali dhe për të qenë më të saktë, në një kopësht  privat në Cocquio Trevisago, ku mësuesja la fëmijët vetëm, për të kryer marrdhënie seksuale me partnerin e saj.

Le të përpiqemi të kuptojmë se çfarë po ndodhte dhe si arritëm në historinë e trishtuar të keqtrajtimit të këtyre fëmijëve të vegjël të pafajshëm.

Ata shpesh edhe pse ishin gjithashtu shumë të vegjël, disa nuk flisnin, por për fat të keq ishin ofenduar, ose goditur me shuplakë nga kjo mësuese, e cila në periudha të caktuara të ditës ia kushtonte vetes në momente intimiteti me partnerin e saj, duke lënë të vegjlit vetëm.

Mësuesja, u përgjua pasi filloi hetimi nga organi i Karabinierëve të Varese, dhe u pezullua nga ushtrimi i shërbimit për gjashtë muaj, pas parashikimit nga magjistrati. Akuza e bërë ndaj saj është ajo e keqtrajtimit të nxënësve të vegjël të moshës midis 6 muajsh dhe dy vjeç.

Hetimi filloi pas ankesës së dy prindërve, ku fëmija i tyre kishte vështirësi të flinte gjumë dhe prirej të vetë-dëmtonte veten, më pas pasuan edhe ankesat e tjera.

Prokurori qartë ka autorizuar të instalojë kamera të fshehura brenda kopshtit të fëmijëve të raportuar nga këta prindër, të cilët fatkeqësisht konfirmuan abuzimin që pësuan fëmijët.

Të vegjlit trembeshin nga fjalët e këqija dhe qanin, si rezultat i këtyre keqtrajtimeve, ata  qëndroninvetëm, pa u kujdesur askush për ta. Në kohën e gjumit, ata u detyruan të qëndronin në dhomë vetëm, ndërsa mësuesja kalonte momme me partnerin e saj në një dhomë aty pranë.

Duket nga hetimet e kryera, se keqtrajtimet kanë vazhduar që nga viti 2017, dhe ka edhe dy ankesa për një mavijosje në fytyrën e një fëmije dhe një djegie të vogël./b.l/noa.al/