Transmetuar më 09-12-2019, 14:08

Vëmendjen në ndeshjen mes Lakers dhe Timberwolves e vodhi këngëtarja e famshme Lizzo.

Kur po bëhej pushim, në sfond u vu kënga e 31-vjeçares, e cila e nxiti të çohej e të dhuronte një performancë nga tribuna.

Lizzo bëri twerk, por askush nuk e dinte se çfarë kishte veshur. Në momentin që u kthye, u vu re se kishte veshur një fustan që ekspozonte tërësisht të pasmet e saj, të cilat morën vëmendje.

Kamera u largua nga nxitëset e tifozëve dhe fokusua në lëvizjet provokuese të këngëtares.

Lizzo arriti kulmin e karrierës me dy hitet e saj të fundit “Tempo” dhe “Juice”,  dhe u nominua në 8 çmime Grammy për ceremoninë e ardhshme që do të zhvillohet më 26 janar 2020./a.m/noa.al/