Transmetuar më 09-12-2019, 14:58

E nxjerrin nga spitali me një kurë me ilaçe, por pak orë më vonë gjen vdekjen për shkak të një tumori.

Tanisha Baverstock, një vajzë 13-vjeçare angleze gjeti vdekjen për shkak të një tumori të pa diagnostikuar. Disa muaj pas vdekjes së saj, nëna e së miturës vendosi që të padisë mjekët, duke i cilësuar si përgjegjës për vdekjen e saj, për shkak të diagnozës së gabuar.

Prej disa javësh 13-vjeçarja nuk ndihej mirë, kishte një kollë dhe ishte dobësuar shumë, kështu që nëna e çoi në spitalin e Salisbury, ku iu gjet një njollë në mushkëri.

Por siç thotë nëna, Tanisha u nxor nga spitali, teksa mjeku ende nuk i kishte parë radiografitë dhe analizat, duke i dhënë një kurë me antibiotikë, duke i thënë se kishte vetëm një infeksion të vogël.

Mëngjesin pasues gruan e telefonuan nga spitali duke i thënë se duhet të bëheshin verifikime të mëtejshme. E mitura u shtrua në Bristol Royal Children’s Hospital, ku iu tha familjes se mitura kishte një limfomë, një lloj kanceri që shfaqet në sistemin imunitar, i cili prek qelizat e bardha të gjakut.

Si të mos mjaftonte kjo, vajza gjeti vdekjen mesditën tjetër, rreth 20 orë pas dhënies së diagnozës, më 21 janar. /a.y/noa.al