Transmetuar më 09-12-2019, 15:12

Lindi pa testikuj, por në sajë të një transplanti të realizuar me sukses, tashmë e ka një. Kjo pasi vëllai i tij binjak i dhuroi një nga të vetat.

Transplanti i pazakontë ndodhi në Beograd të Serbisë, ku një ekip ndërkombëtar kirurgësh, mundësoi që një burrë 36 vjeç i lindur pa testikuj, të merrte një nga vëllai binjak, pas një operimi prej gjashtë orësh.

Ky operacion kishte si synim që ti garantonte pacientit prodhimin e testosteronit të qëndrueshëm dhe pas ndërhyrjes do të ketë fëmijë, siç shpjegon mjeku Dicken Ko, kirurg urolog, profesor i Tufts University School of Medicine në Boston.

Ai udhëtoi në Beograd për të ndjekur procedurën e drejtuar nga Miroslav Djordjevic, i Mount Sinai Hospital në New York.

Mungesa e testikujve është një gjendje jashtëzakonisht e rrallë, por mjekët thonë se kjo lloj ndërhyrje mund të ketë pasoja nëse kryhet tek personat transgjinorë, viktima të aksidentit, ushtarë të plagosur në luftë dhe të sëmurë me kancer. /a.y/noa.al