Transmetuar më 09-12-2019, 17:26

Një mjeke në Pakistan rrëmbeu një foshnjë në maternitet dhe ia dha tezes së vet që nuk kishte fëmijë.

Më vonë ajo është arrestuar nga autoritetet, ndërsa vajza e vogël u mor menjëherë pas lindjes në një spital në Balochistan, në jug-perëndim të vendit.

Por fillimisht familja nuk ishte në dijeni të zhdukjes së fëmijës pasi mjekët nuk i treguan se nëna lindi binjakë.

Gjithçka u mor vesh kur nëna u zgjua dhe pyeti ku ishte vajza tjetër, tha kunati i saj Abdul Hamid për BBC Neës.

Hamid e kishte dërguar nënën Jamila Bibi në spitalin në Loralai. Pas lindjes, familjes së Jamilas ju dorëzua vajza e vogël dhe i thanë ta merrnin në shtëpi pasi ishte bërë më mirë.

Megjithatë, nëna qëndroi gjysmë e ndërgjegjshme për dy ditë dhe foshnja me të cilën u kthye në shtëpi vdiq.

Pasi mori veten, ajo zbuloi diçka që tronditi gjithë familjen. Jamila pyeti ku ishte vajza tjetër dhe askush nuk kishte një përgjigje.

Pasi u ngrit një padi në polici, u arrestua mjekja që qëndroi në dhomën e lindjes kur erdhën në jetë binjaket. /k.k/noa.al/