Transmetuar më 09-12-2019, 20:09

Është ky një fshat i ndërtuar në vendet skandinave dhe është pëlqyer shumë nga banorët.

Dihet që vendet e Skadinavisë, janë tepër të zhvilluara ekonomikisht dhe kanë luksin të projektojnë dhe ndërtojnë vepra të tilla.

Por, ky fshat, në kohën ku shqiptarët nuk po gjejnë qetësi prej tërmeteve, ka tërhequr jo pak vëmendje dhe është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale.

Një fshat i tillë është konsideruar si një shans i artë për të jetuar i qetë në rast të ndonjë tërmeti katastrofik, si ai i 26 nëntorit, që goditi Shqipërinë, duke lënë 51 të vdekur, me qindra të plagosur dhe me mijëra banesa të shkatërruara e të dëmtuara./NOA.al