Transmetuar më 09-12-2019, 18:48

Rudina Dembacaj përfundoi sot në spital, ku ka treguar se po merrte serum.

Nëse fansat e aktores së humorit kanë reaguar të shqetësuar, teksa kanë parë postimin e saj, Rudina e ka marrë me sportivitet këtë rast.

‘Kafja e mëngjesit’, shkruan ajo, në foton ku shfaq krahun e nxirë.

Dembacaj nuk ka treguar arsyen se përse përfundoi sot në spital.

Por me gjasa, siç edhe duket nga postimi, ajo mund të ketë shfaqur periudhë mbingarkese dhe lodhjeje, duke marrë parasysh angazhimet e shumta të kohëve të fundit.

Kujtojmë se  një ditë më parë mediat on line publikuan lajmin se Rudina Dembacaj u ndalua edhe nga policia Rrugore. Ajo ka pushtuar kohët e fundit median rozë, pas ndarjes nga bashkëshorti i saj./NOA.al