Transmetuar më 10-12-2019, 08:34

Një grua u pickua nga një akrep i cili ishte kapur pas njërës këmbë të saj, i kapur pas pantallonave gjatë një fluturimi të kompanisë amerikane ‘United Airlines’.

Pasagjerja ishte nisur nga San Francisco drejt Atlanta të enjten që lamë pas kur ndodhi diçka e tillë, teksa nisi të ndjente papritmas një djegie.

Kur shkoi në tualet për të kontrolluar origjinën e dhimbjes, një akrep i ra nga pantallonat dhe ajo vrapoi të largohej.

Pasagjerja u dërgua në spital direkt pas uljes, ndërkohë që pas ndihmës së parë mjekët thanë se do e rimarrë veten. Ndërkohë akrepi u kap nga asistentët e fluturimit dhe u fut në një kuti.

Lidhur me këtë episod United Airlines deklaroi se, “Pasi mësuam se një nga klientët tanë në fluturimin 1554 nga San Francisco në Atlanta u pickua gjatë fluturimit, ekuipazhi ynë u konsultua me një mjek për ti dhënë asistencën mjekësore, ndërsa sapo zbritëm u dërgua në spital. Jemi në kontakt me klientët tanë për të garantuar mirëqenien e tyre”.

Në fillim të këtij viti një tjetër akrep doli nga dollapët e një avioni të Lion Air në Indonezi. Ndërsa dy vite më parë një tjetër pasagjer i ‘United Airlines’, deklaroi se u pickua nga një akrep gjatë fluturimit nga Houston, Texas, drejt Caglary në Kanada. Pasagjeri Richard Bell tha se akrepi i ra nga mbajtësja e bagazheve mbi kokë. /a.y/noa.al