Transmetuar më 10-12-2019, 10:59

Luhatja e humorit dhe adoleshentët shkojnë bashkë si gjalpi me reçelin, prandaj është e habitshme nëse ata veprojnë çdo ditë njësoj. Megjithatë, nëse ata ndryshojnë humor vazhdimisht, atëherë duhet të filloni të mendoni nëse adoleshenti është depresiv.

Kjo fazë e jetës i bën shumë prindër të kuptojnë çfarë është dhe nuk është normale. Kjo është mënyra se si të kuptoni diferencën mes sjelljes normale dhe shenjave të mundshme të depresionit.

Çfarë është normale kur vjen puna tek luhatja e humorit të adoleshentëve?

Profesori i psikiatrisë në Universitetin Mjekësor të Pensilvanisë, Anthony L.Rostain tha se pjesa më e madhe ka të bëjë me bazën e fëmijës.

"Disa kanë ndryshime humori kur arrijnë adoleshencën dhe gjatë adoleshencës, ndryshojnë akoma më shpejt dhe mërziten më lehtë. Të tjerët nuk kanë luhatje të shpeshta. Nëse adoleshenti juaj ka miq të mirë që ju i pëlqeni, shkon mirë me mësimet dhe nuk ka shumë çështje për të cilat duhet të shqetësoheni, luhatja e tij/saj e humorit është normale", tha Anthony.

Ndërsa psikologu John Mayer tha: "Nëse adoleshenti të bërtet për një moment dhe më pas është i ëmbël, është sjellje tipike adoleshenti."

Pjesa për të cilën duhet të shqetësoheni është kur thonë, "Do të doja të mos kisha lindur kurrë!", ose "E urrej veten!"

Çfarë është anormale për sjelljen e adoleshentëve?

"Nuk është normale kur nervozizmi ose ankthi janë emocionet kryesore që adoleshenti po përjeton me javë të tëra dhe fillon të ketë probleme në shkollë, familje dhe marrëdhëniet me miqtë", tha psikologia Mary Fristad.

Është gjithashtu shqetësuese nëse adoleshenti merr një thikë në dorë kur zemërohet ose hap dritaren dhe kërcënon të hidhet. "Sjellja që kërcënon vetë-dëmtimin duhet të merret seriozisht", tha Anthony Rostain.

Këto janë shenjat e depresionit:

Trishtim ose nervozizëm që zgjat me javë

Humbja e interesit për gjërat që më parë i pëlqenin

Gjumi, energjia dhe ndryshimet e oreksit

Ulje e përqendrimit (i cili mund të shfaqet me rënien e notave në shkollë)

Izolimi nga familja dhe miqtë

Sjellja e pamatur

Çfarë duhet të bëni kur dyshoni se adoleshenti është depresiv?

Psikologu Rostain rekomandon se duhet ti flisni fëmijës. "Thojini, ‘Ti dukesh sikur je i mërzitur ose i zemëruar shumë. A mund të flasim se çfarë ka që nuk shkon. Mos u bëni paragjykues dhe dëgjoni për të kuptuar nëse fëmija do e ndajë me ju atë që e shqetëson", tha Anthony Rostain.

Në të njëjtën kohë, është e rëndësishme që ta bëni fëmijën të kuptojë se jeni aty kur ka nevojë.

Ndër të tjera, është ide e mirë për të folur me një fizikan ose pediatër për një rekomandim rreth shëndetit mendor. Mund ta filloni nga konsulenti i shkollës. Nëse jeni të bindur se fëmija juaj ka sjellje depresive, psikologët rekomandojnë se duhet ta dërgoni menjëherë në një mjek profesionist.

"Nuk mund të them nëse vetëvrasja e adoleshentëve është e parandalueshme nëse e çoni në emergjencë", tha psikologia Mary Fristad.

Në përgjithësi, Rostain beson se është më mirë të jeni "sa më të hapur" për hapat e ardhshëm dhe ta njoftoni fëmijën tënd se do ta kaloni këtë së bashku. "Qëndrimi juaj duhet të jetë që, nëse është depresion, është shumë i shërueshëm," thotë profesori Rostain.

Në të njëjtën kohë, bëni kërkimet tuaja në lidhje me depresionin për të mësuar më shumë rreth gjendjes./a.m/noa.al/