Transmetuar më 10-12-2019, 11:31

Nuk është më sekret që ushtrimet dhe dieta e shëndetshme janë ndër faktorët kryesorë që ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Një studim i ri nga "Revista Evropiane e Sëmundjeve Parandaluese të Kardiologjisë" ofron një rekomandim të ri për personat që duan të kenë diçka ndryshe në stilin e jetesës: Bëhuni më të kujdesshëm në larjen e dhëmbëve tuaj.

Ky koncept vjen nga kërkimi që u publiku të martën në Shoqatën Europiane të Kardiologjisë, i cili analizoi higjenën individuale të 160 mijë individëve në Kore. Pjesëmarrësit ishin të gjithë mbi moshën 40 vjeçare dhe studimi përfshinte peshën, gjatësinë, kushtet mjekësopre dhe stilin e jetesës.

Për këtë studim të veçantë që zgjati 10 vjet e gjysmë, studiuesit zgjodhën individë që nuk kishin probleme të mëparshme kardiovaskulare.

Higjiena e dhëmbëve u mat përmes një sërë faktorësh, duke përfshirë shpeshtësinë e larjes së dhëmbëve, praninë e sëmundjeve të mishrave, numrin e pastrimeve të dhëmbëve dhe sasinë e dhëmbëve që mungojnë.

Pas krahasimit të të dhënave, studiuesit zbuluan se "kujdesi i përmirësuar i higjienës orale" shoqërohej me ulje të rrezikut nga rrahjet e parregullta të zemrës. Bazuar në këtë rezultat, ata sugjeruan që individët duhet t’i kushtojnë vëmendje të madhe statusit të dhëmbëve të tyre.

Ndër të tjera u rekomandua që dhëmbët duhet të lahen dy herë në ditë me pastë dhëmbësh me fluor për të paktën dy minuta, si dhe të pastrohen me fill për mbetjet që nuk i kap furça.

"Higjiena më e shëndetshme e gojës nga larja e shpeshtë e dhëmbëve dhe pastrimi profesional i dhëmbëve mund të zvogëlojë rrezikun e fibrilacionit atrial dhe dështimit të zemrës," shkruhet në studim.

Studimi bazohet në një studim nga Japonia mbi 600 persona, i paraqitur në një takim të Shoqatës Amerikane të Zemrës (AHA) në nëntor të vitit 2018. Në të, studiuesit gjetën një lidhje të mundshme midis sëmundjes së zemrës dhe sëmundjeve dentare. Sëmundjet dentare përfshijnë inflamacion të mishrave të dhëmbëve dhe pezmatim të indeve që rrethojnë kockat në gojë.

Teoria e Ann Bolger, një profesoreshë e njohur e mjekësisë në Universitetin e Kalifornisë, San Francisko, si dhe një kardiologe, sugjeron që higjena e mirë e dhëmbëve thjesht mund të jetë treguese e zakoneve të përgjithshme të personit.

"Është e mundur që njerëzit që janë shumë të vëmendshëm ndaj shëndetit të tyre të dhëmbëve, gjithashtu janë shumë të vëmendshëm ndaj aspekteve të tjera të shëndetit të tyre," tha ajo./a.m/noa.al/