Transmetuar më 10-12-2019, 11:41

Një artist performancash që hëngri bananen, e cila ishte vepra e artiti e quajtur "Comedian" dhe vlera e saj arrinte në 120 mijë dollarë tha se veprimi i tij nuk ishte vandalizëm dhe nuk pendohet aspak.

"Unë e vendosa në mëngjes. Por nuk isha shumë i uritur. Kështu që kalova dy orë në Bazel dhe e hëngra", tha artisti David Datuna, i cili ka lindur në Gjeorgji.

Ai iu bashkua fotografive që bëheshin me bananen të shtunën, por në një moment e tërhoqi dhe e kafshoi.

Vepra e artit, e krijuan nga Maurizio Cattelan u shit për 120 mijë dollarë.

"Pikë së pari, unë e respektoj shumë këtë artist. Për mua, ai është një prej artistëve më të mirë të botës. Dhe unë mendoj se është hera e parë në historinë e artit që një artist ha konceptin për një artist tjetër. Njerëzit më pyetën, ti e hëngre bananen? Fizikisht, ishte një banane, por në këtë rast, ishte thjesht objekt. Kështu që unë hëngra konceptin e artit", tha Datuna për gazetarët./a.m/noa.al/