Meta paralajmëron video: Prokuroria të veprojë! Ardian Dvorani ka bërë dy vepra penale me dashje
Transmetuar më 10-12-2019, 13:21

Presidenti Ilir Meta paralajmëroi publikimin e një video në dalje të Prokurorisë së Tiranës, ku u thirr mesditën e sotme lidhur mw padinë e bërë prej tij ndaj Ardian Dvoranit.

Ai e akuzoi kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi se ka bërë dy vepra penale me dashje dhe për këtë arsye tha se Prokuroria duhet të veprojë ndaj tij.

“Jam këtu në përgjigje të ftesës nga institucioni i Prokurorisë pas kallëzimit që unë kam bërë për shtetasin Ardian Dvorani, për dy vepra të qarta penale të përmbushura me dashje plotësisht prej tij, shpërdorim detyre dhe përvetësim të kompetencës. Kemi dhënë sqarime të mëtejshme dhe plotësuese në vijim të provave dhe dokumenteve që kemi dorëzuar për kallëzimin penal. Rasti është tmerrësisht flagrant. Shpresoj që Prokuroria të mos jetë nën presione politike dhe të bëjë punën e saj me profesionalizëm dhe durim. Kjo është një provë e madhe për të gjithë të ardhmen e reformës në drejtësi”, u shpreh kreu i shtetit.

Lidhur me këtë çështje që bën fjalë për Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë që garanton sovranitetin e popullit shqiptar, ai i garantoi qytetarët se Presidentit i tyre ka zbatuar dispozitat kushtetuese.

Ai tha se të gjitha provat e depozituar deri tani janë të mjaftueshme që Prokuroria të veprojë ndaj Dvoranit.

“Ne nuk bëjmë presione pavarësisht se ka vënë në dyshim dinjitetin e shtetit. Ne jemi të qetë dhe të duruar dhe do bashkëpunojmë më ngushtë me Prokurorinë se ky është një rast flagrant. Vendi ndodhet në një situatë të jashtëzakonshme, por mund t’iu them se do të vijojmë të komunikojmë me qetësi me qytetarët shqiptarë për t’i ndërgjegjësuar për rëndësinë që ka mbrojtja e Kushtetutës. Sapo të kthehem në zyrë do autorizoj zëdhënësin tim Blushi që të publikojë spotin e parë sepse Kushtetua është mjaft e rëndësishme”, tha Meta.

Kreu i shtetit tha se Presidenti është në mision, ka qenë është dhe do të jetë garant i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe i fton të gjithë të merren me përballimin e pasojave të tërmetit dhe se kush gjen kohë në këto momente për të provokuar Presidentin dhe popullin për tu marrë me çësheje të tjera tha se “Presidenti e di mirë detyrën dhe misionin e tij”.

Gjithçka pas publikimit të draftit të mazhorancës lidhur me betimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Kallëzimi ndaj kryetarit të KED, ështëbërë lidhur me ngërçin në Gjykatën Kushtetuese u dorëzua në tre prokurori dhe më konkretisht në Prokurorinë e Përgjithshme, në Prokurorinë për Krimet e Rënda dhe në Prokurorinë e Tiranës.

Gjithçka lidhur me ngërçin në Gjykatën Kushtetuese, pasi për të njëjtin vend Parlamenti votoi të propozuarën e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Arta Vorpsin, ndërsa Presidenti dekretoi Marsida Xhaferllarin.

Presidenti e bën Dvoranin si përgjegjës për situatën në Gjykatën Kushtetuese. Meta e akuzon Dvoranin se i ka dërguar Presidentit dy herë qëllimisht në të njëjtën ditë listat e kandidatëve për dy vende vakante, gjatë përzgjedhjes së anëtarëve të Kushtetueses./a.y/noa.al

Loading...
Loading...